Astrit Hafizi: Ëndërroj që Kombëtarja shqiptare te luajë si Kosova
Astrit Hafizi ka deklaruar se ëndërron që Kombëtarja shqiptare të luajë një dit si Kosova.

Dje kuqezinjtë triumfuan 3-0 në transfertë ndaj Andorrës duke lënë pas humbjen 2-0 në Shkodër te pesuar nga Turqia.

"Ëndërroj kur kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në nivel te Kombëtares së Kosovës, e cila po luante me Bullgarinë sikur te luante me Andorrën", tha Hafizi dje për SuperSport.

Ndërkohë Kosova dje barazoi 1-1 ndaj Bullgarisë në stadiumin "Fadil Vokrri" në ndeshjen e parë që zhvilluan Dardanët për kualifikueset e Europianit 2020. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori