Atalanta blindon Gasperinin, do qëndrojë për Championsin
Gian Piero Gasperini do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Romën. Trajneri 61-vjeçar i cili shikohej si pasuesi i Claudio Ranierit në krye të skuadrës verdhekuqe ka vendosur të qëndrojë te Atalanta.

Do të jetë pikërisht Gasperini ata që do të drejtojë bergamaskët në pjesëmarrjen historike në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm.

Me një komunikatë zyrtare klubi i Atalantës ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Gasperinin i cili ka një kontratë afatgjatë me skuadrën zikaltër do të vazhdojë.

Gasperini do të përfitojë dhe një rritje page ndërkohë që presidenti Antonio Percassi është shfaqur shumë i lumtur që timonieri që çoi Atalantën në Champions League dhe finalen e Kupës së Italisë do të qëndrojë në Bergamo.
Shtuar më 29/05/2019, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori