Atalanta e Etrit Berishës ndal Milanin në sekondat e fundit të ndeshjes (VIDEO)

Milani ka barazuar me shifrat 1-1 me Atalantan dhe kualifikimin direktfazën e grupeve në Europa League duhet ta kërkojë tani në sfidën e fundit kundër Fiorentinës.

Milani ishte duke fituar 1-0 me golin e Franck Yannick Kessie deri në minutën e 92'-të, por Andrea Masiello shënoi 1-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes së javës së 37 të Serie A.

Me këtë barazim Milani ka një pikë më shumë se Atalanta (61 me 60) dhe tani do të kërkojë kualifikimin direktfazën e grupeve në javën e fundit në San Siro, kundër Fiorentinës. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2018, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori