Atalanta e Etrit Berishës ndal Interin e Spallettit (VIDEO)

Interi ka bërë një hap fals në luftë për të siguruar një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi sonte u ndal nga Atalanta e portierit shqiptar Etrit Berisha.

Pas dështimit të javës së kaluar, kur u mposht nga Torino në udhëtim duke mos e shfrytëaur humbjen e Romës në shtëpi, Interi edhe këtë javë ka lëshuar pikë, duke barazuar pa gola me Atalantën.

Në një lojë kryesisht të barabartë, ishin dy portierët Etrit Berisha dhe Samir Handanovic ata që u dalluan në këtë përballje, duke bërë pritje vendimtare në disa raste gjatë kësaj ndeshje të javës së 32-të të Serisë A e cila përfundoi 0-0.

Interi vazhdon të jetë në vendin e pestë me 60 pikë, po aq sa ka Lazio në vendin e tretë dhe Roma në vendin e katërt, ndërsa Atalanta e Berishës mbetet në vendin e tetë me 49 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori