Atalanta e kënaqur nga Etrit Berisha, por e ardhmja ...
Etrit Berisha është duke zhvilluar një super sezon te Atalanta pas huazimit nga Lacio, duke i mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.
Drejtori sportiv i Atalantës, Xhovani Sartori, ka folur për të ardhmen e tij.

“Klubi është shumë i kënaqur nga paraqitja e Etrit Berishës, portieri ynë titullar përveçse edhe numri 1 i Kombëtares shqiptare”, deklaroi fillimisht Sartori.

Më tej, drejtori sportiv i bergamaskëve u shpreh:

“Për të ardhmen e skuadrës tonë, kemi vendosur të diskutojmë në fund të sezonit, për të studiuar dhe vlerësuar me kujdes çdo gjë. E ardhmja e tij? Atalanta e ka marrë në huazim për kohëzgjatjen e një viti duke ruajtur në fund të drejtën e blerjes së plotë të tij. Ndaj edhe për të vlen i njëjti diskutim si të tjerët, vetëm nga qershori e mbrapa do të dimë nëse do të vazhdojë të jetë me ne”, tha ai për mediat italiane.
Shtuar më 24/03/2017, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori