Atalanta gjen "formulën" për të blerë përfundimisht Etrit Berishën
Atalanta pritet të zyrtarizojë shumë shpejt blerjen përfundimtare të portierit shqiptar, Etrit Berisha. Pasi shkëlqeu përgjatë sezonit të kaluar në Serinë A, drejtuesit bergamask po studiojnë të gjitha mundësitë për ta shkëputur përfundimisht nga Lazio, që zotëron kartonin e 28-vjeçarit.

Lacialët janë shumë të interesuar për të blerë Papu Gomezin që luan prej 2014-ës tek Atalanta dhe për të mbërritur tek Argjentinasi, mendojnë të përfshijnë në marrëveshje edhe Berishën.

Me 10 milionë Euro mendohet se drejtuesit e Atalantës nuk do të kthejnë përgjigje negative, pasi përveç kësaj shumë të konsiderueshme, do të ishin të qetë edhe sa i përket portës, ku Berisha ka ofruar siguri.

Shtuar më 16/06/2017, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori