Atalanta hirushja e Seria A, Gasperini: Po jetojmë një ëndërr
Trajneri i Atalantës, Gasperini, ka folur për SkySport pas ndeshjes së fituar 2-1 përballë Genoas. Strategu 61-vjeçar foli për ndeshjen, momentin fantastik që skuadra e tij po kalon, si dhe për të ardhmen.

Mes të tjerash, italiani tha:

"Tani, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Jemi në një moment të shkëlqyer, jemi në pozita që nuk e kishim menduar. Lojtarët po marrin përsipër përgjegjësi dhe e duan një vend në Champions. Nuk e nisëm mirë këtë takim, por në pjesën e dytë, lojtarët treguan dëshirë për të fituar.

E ardhmja ime? Po jetojmë një ëndërr këtu te Atalanta, dua të shijoj. Nuk e kam menduar ende të ardhmen time. Nëse Atalanta arrin Champions League, finalen e Kupës së Italisë, ose ecën shumë në Europa League, pse duhet të largohem? Presidenti i di ambiciet e mia, do të diskutojmë sërish", tha mes të tjerash Gasperini. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori