Atalanta-Juve, qyteti kthehet në arenë luftimesh (FOTO LAJM)

Në fushën e lojës fitoi Juventus falë golit të Alessandro Matri në minutën e 18 por jashtë stadiumit fitoi dhuna dhe anarkia. Kështu mund të opërshkruhet situata e djeshme në Bergamo para dhe pas ndeshjes së javës së 36 të Serie A Atalanta-Juventus. Edhe pse të dy ekipet vinin relativisht të qeta pasi bardhezinjtë e siguruan titullin kampion dhe bergamaskët nuk janë ndër skuadrat që rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria situata e rendit në qytet ka qënë problematike.

Ultras të dy skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën jashtë stadiumit dhe në rrugët e qytetit duke e shndërruar atë në një zonë lufte.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë të plagosurit nuk munguan. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori