Atalanta në fazën me eleminim direkt, shpërthen festa në Bergamo (VIDEO)
Alejandro Gomez, kapiteni i Atalantas, për "Sky Sport" ka folur pas kualifikimit dhe arritjes së madhe në Kiev, ku bergamaskët mundën 3-0 Shakhtar Donetsk, që vleu kualifikimin në fazën tjetër.

"Nuk ka fjalë për këtë emocion unik! Do të mbetet në historinë e futbollit dhe këtij klubi kjo arritje.

Të gjithë ne vijmë nga poshtë, asnjë nuk është kampion! Vetëm punë dhe sakrifica, e dimë se çfarë kemi bërë këtë periudhë. Publiku ynë na ka ndjekur edhe këtu, janë të çmendur. Jemi të lumtur që i dhuruam këtë gëzim. Kemi një mënyrë pune që na mban me këmbë në tokë". Sakaq, qyteti i Bergamos ka nisur të festojë.
Shtuar më 11/12/2019, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori