Atalanta nxjerr në shitje Berishën
Ashtu si ndaj Turqisë dhe Andorrës edhe në dy sfidat e rradhës eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë, këtë herë për shkak të dëmtimit që ka pësuar Strakosha, titullar në portën e Shqipërisë do të jetë Etrit Berisha i cili nuk luan një ndeshje zyrtare që nga marsi i vitit të kaluar ndaj Andorrës, pasi te Atalanta trajneri Gasperini ka zgjedhur Gollinin si titullar dhe nuk beson më te gardiani kuqezi.

Pikërisht për këtë arsye kjo verë parashikohet shumë e nxehtë për portierin shqiptar i cili pritet të nxirret në shitje nga Atalanta. Sipas mediave italiane Berisha nuk do të jetë më pjesë e bergamaskëve sezonin e ardhshëm kjo edhe për faktin se Atalanta nuk i garanton më vendin e titullarit, prandaj portieri shqiptar është në pritje të ofertave për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër ndoshta edhe jashtë Italisë.
Shtuar më 02/06/2019, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori