Atalanta vendos përfundimisht për fatin e Etrit Berishës
Pas shumë aludimesh dhe diskutimesh, Atalanta merr më në fund vendimin final për Etrit Berishën. Drejtuesit e klubit bergamask do të blejnë përfundimisht kartonin e portierit shqiptar nga Lacio, duke larguar çdo dyshim mbi të ardhmen e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane sipas të cilave, Atalanta dhe Lazio kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin përfundimtar të Berishës në Bergamo për vlerën e 4.7 milionë eurove.

Tashmë çështja është zgjidhur përfundimisht dhe Atalanta do ta bëjë zyrtare marrëveshjen ditën e hënë.
Shtuar më 17/06/2017, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori