Atletico i pakënaqur me Torreiran, uruguajani pritet të largohet që në janar
Skuadra e Atletico Madrid nuk është ndarë aspak e kënaqur me futbollistin Lucas Torreira.

Klubi nga Madridi e huazoj nga Arsenali gjatë merkatos së verës uruguaiani.

Torreira nuk e ka bindur Simeonen me paraqitje, bile trajneri argjentinas nuk e ka ndërmend ta mbaj deri në fund të sezonës uruguaianin.

Sipas "Tuttosport", Simeone ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që qysh në janar ta kthejnë përsëri në Londër atë.

Që nga fillimi i këtij sezoni, Torreira ka luajtur vetëm 9 herë me skuadrën e Atleticos dhe ka arritur të shënoj një gol.
Shtuar më 15/12/2020, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori