Atl Madrid do sulmojë frikshëm, Simeone ka një plan konkret
Atletico Madrid ka fituar ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Liverpoolit 1-0.

Sot ata do të luajnë ndeshjen kthyese dhe është menduar se në Anfield, Simeone ka shkuar për ta mbrojtur rezultatin që edhe është “specialitet” i tij.


Megjithatë mediat spanjolle raportojnë se Atletico do të sulmoj frikshëm, sidomos në 15 minutat e parë të ndeshjes.

“Marca” zbulon se skuadra spanjolle gjatë fillimit të pjesës së parë do të luaj me dy qendërsulmues (Felix dhe Koke).

Ata kërkojnë që të shënojnë gol që në fillim në mënyrë që Liverpoolit t’i nevojiten tri gola për tu kualifikuar.
Shtuar më 11/03/2020, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori