Atl. Madrid gjen paratë për Ljajiç
Diego Simeone i kërkon me çdo kusht klubit blerjen e nje mesfushori me tipare sulmuese dhe Adem Ljajiç është i përzgjedhuri. Por në mungesë të fondeve, klubi është i detyruar të gjejë zgjidhje të tjera dhe financimi mund të bëhet përmes “Doyen Group”. Grupi investues nuk është hera e parë që financon një blerje pasi edhe me afrimin e Radamel Falcaos luajti një rol të rëndësishëm duke paguar një pjesë të operacionit.


Edhe me Ljajiç, ky grup do të paguaj 10 mln Euro dhe në shitjen e mëvonshme të lojtarit, do të marrë përqindjen nga operacioni i merkatos.
Shtuar më 18/08/2013, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori