Atl Madrid nuk fal, Los Colchoneros "blindojnë" kreun (VIDEO)
Atletico Madridi fitoi me rezultatin 3-1 kundër Valencias.

Djemtë e Simeones nuk bëjnë asnjë hap fals dhe vazhdojnë kryesimin duke mos gabuar asgjë. Ndeshja nisi shumë mirë për miqtë, pasi kaluan të parët në avantazh, por menjëherë reaguan dhe vendasit.

Racic shënoi një supergol në minutën e 11′. Ai i shtangu të gjithë golin e shënuar në portën e spanjollëve për 1-0. Ndeshja vazhdoi më pas me Atleticon në kërkim të golit dhe ishte Joao Felix që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 23′ për 1-1.

Pjesa e dytë foli totalisht për Atletico Madridin që dërgoi topin dhe dy herë të tjera në rrjetë. Luis Suarez përshëndeti rrjetën për herë të 12 këtë sezon dhe i dha avantazhin vendasve. Correa i vuri vulën ndeshjes me golin e 3-1 pas një aksioni të bukur.

Atletico vazhdon kryesimin i pashqetësuar nga Real Madridi dhe Barcelona. Djemtë e Simeones ndodhen në vendin e parë me 47 pikë, 7 më shumë se Reali dhe 10 më shumë se Barca. E veçanta? Kanë një ndeshje më pak se gjigantët e Spanjës.
Shtuar më 24/01/2021, ora 23:10
dubaimachines
e Hënë 25 Janar 2021, Ora 10:01
this is amazing time , I enjoyed his views on my tablet
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori