Atleti fiton dhe sulmon 14-vjeçaren (FOTO LAJM)

Pas fitores në garën e 3 mijë metrave me pengesa, një atlet duhet të jetë i lumtur për arritjen e tij. Por edhe pse fitoi medaljen e artë në kampionatin europian të atletikës në Helsinki (Finlandë), francezi Mahiedine Mekhissi-Benabbad nuk dukej aspak i kënaqur.

Pas prerjes së finishit, 27-vjeçarin po e priste një vajzë 14-vjeçare e veshur si maskoti i turneut me një çantë në dorë për t’i uruar fitoren, por francezi goditi çantën me forcë dhe i dha një të shtyrë adoleshentes.


Vajza nuk pati lëndime nga ky sulm i pakuptimtë, por video e regjistruar të dielën tashmë është në Youtube dhe pritet se çfarë do të ndodhë me atletin e pasjellshëm.


Drejtori i kompeticionit, Mika Muukka, theksoi: “Një sjellje e tillë është krejtësisht e papranueshme. Shpresojmë që një hetim i plotë të nisë sa më shpejt.”

Nuk është hera e parë që Mekhissi-Benabbad bëhet protagonist pas përfundimit të një gare. Vitin e kaluar nisi një sherr me bashkëkombasin e tij Medhi Baala pas garës së 1500 metrave në Diamond League. Ai u dënua me 10 muaj për atë incident. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2012, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori