Atletico gjen zëvendësuesin e Diego Costas
Pëlqej
Diego Simeone është duke kërkuar një alternativë në sulm dhe Maxi Gomez është një zëvendësim që ai e ka identifikuar për Diego Costan, me spanjollin që pritet të bëhet operim.

Pasi arriti nga Chelsea në janar, Costa ishte ringjallur dhe ka shënuar gola, edhe pse problemet me gjendjen fizike të tij kanë bërë që spanjolli mos të ishte në momentin e tij më të mirë.

Nikola Kalinic ka zhgënjyer prej që erdhi në verë nga AC Milan, pavarësisht se shënoi në Kupën e Mbretit, kroati nuk shihet si një alternativë e përshtatshme për sulmin.

Ditët e fundit mediat spanjolle kanë zbuluar se në janar Atletico do të kërkon Maxi Lopez, pasi që Costa pritet të mungoi tre muaj sepse do të operohet në këmbë.

Sulmuesi i Celta Vigos është në formë dhe është duke u kërkuar edhe nga klube angleze dhe kineze, por duke parë që në Atletico ka shumë uruguaiani, ai pritet të kaloi në Madrid

Shtuar më 06/12/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori