Atletico i papërmbajtshëm në merkaton verore, goditje dyshe nga Porto
Merkatoja e verës së ardhshme, duket se do të jetë mjaft e nxehtë në Madrid. Jo vetëm Reali, por edhe Atletico pritet të jetë mjaft aktiv për sa i përket afatit kalimtar. Kur na ndajnë ende edhe disa muaj nga hapja e merkatos, "Los Colchoneros", kanë zyrtarizuar largimin e parë.

Pikërisht, Lucas Hernandez, i cili do të kalojë te Bayerni Munih për plot 80 milionë euro. Për të zëvendësuar mbrojtësin francez, drejtuesit e Aletikos duket se kanë gjetur marrëveshjen me Porton. Alex Telles pritet të zbarkojë në Madrid këtë verë, me luzitanët që do të përfitojnë 30 milionë euro.

Gjithsesi, duket se Atletico nuk është ndalur me kaq, pasi edhe një tjetër lojtar i Portos pritet t’u bashkohet. Bëhet fjalë për Hector Herrerën, i cili do të kalojë në Madrid me parametra zero. Lajmin e ka konfirmuar prestigjiozja portugeze "A Bola". /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2019, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori