Klubi i
Atletico Madrid ka njoftuar vdekjen e futbollistit 14-vjeçar që prej kohësh luante me moshat e "Los Colchoneros".
Bëhet fjalë për vogëlushin, Christian Minchola Sanchez i cili numëronte mbi 50 gola me moshat e
Atleticos, por ditën e sotme është ndarë tragjikisht nga jeta.
Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen e 14-vjeçarit, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet shkaqet e kësaj ngjarje.
Gjithashtu, edhe presidenti Cerezo ka shkruar: "Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes së një prej lojtarëve tanë.
Atletico dhe e gjithë familja jonë është pranë familjes së
Christianit dhe miqve të tij në këtë moment shumë të vështirë", përfundon numri një i klubit të
Atleticos. Ndërkohë, kapiteni i ekipit, Koke shkruante: "Jeta është shumë e padrejtë! Kurajo familjes dhe miqve të
Christianit."
Shtuar më 28/03/2020,
ora 16:57