Atletico, Kampionët e "vegjël" të Europës (FOTO LAJM)

Finalja e Europa League mes Atletic bilbaos dhe Atletico Madrid dihej që do të kishte të nëjjtat ngjyra pavarësisht rezultatit të saj, pasi të dy ekipet kanë të njëjtat ngjyra tradicionale, bardhekuqe. Por në fundin e finales së Bukureshtit kanë festuar madrilenët të cilët mundën thellësisht 3-0 baskët, me një lojë mjaft të bukur dhe emocionuese.

Në duelin që u rezervua edhe në pankinë, es dy trajnerëve argjentinas, Diego Simeone për Atletico Madrid dhe Marcelo Bielsa për Bilbaon, fitues ka dalë nxënësi ndaj mësuesit. Finalja e luajtur në Bukuresht rezervoi golin e parë që në minutën e 8 kur Falcao mposhti portierin bask.

Kolumbiani Falcao dyfishoi epërsinë në minutën e 34 pas asistit të Arda Turan dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në gjysmën e dytë, më të mirë në fushë ishin baskët, të cilët u përpoqën ta përmbysnin rezultatin duke krijuar raste, mirëpo nuk mundën ta thyenin mbrojtjen madrilene.

Ndërkohë që Bilbao nuk mund të shënonte, këtë e bëri Atletico me anë të Diegos, i cili fundosi çdo shpresë të baskëve në minutën e 85-të.

Atletico Madridi është fitues i Europa League për edicionin 2011/2012, ndërsa Athletic Bilbao do ta kërkojë një trofe këtë sezon në finale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, po këtë muaj.

Ndërkohë pas ndeshjes, në rrugët e kryeqytetit rumun ka patur përplasje mes tifozerive dhe policisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2012, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori