Atletico, klauzolë anti-Real për Griezmann
Shqetësimi i madh i Atleticos së Madridit për sezonin e ardhshëm quhet Antoine Griezmann. Sulmuesi francez ka shkëlqyer në aventurën të e tij të deritanishme me Los Colchoneros, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha europiane.

Por te Atletico nuk dëshirojnë ta humbasin 24-vjecarin dhe janë gati të përfshijnë një kluazolë të re në kontratën e Griezzmann për të mos lejuar largimin e sulmuesit te Reali i Madridit, Bayerni i Mynihut apo Chelsea.

E përditshmja spanjolle As e cila qëndron shumë afër aktulitetit madrilen në numrin e kësaj të enjteje hapej me titullin, ” klauzolë anti Real për Antoine Griezmann duke iu referuar faktit se nga frika se trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane mund të bindë bashkëkombasin e tij të transferohet në Bernabeu.

Drejtuesit e Los Colchoneros po mendojnë ta rrisin nga 80 në 100 milionë euro kluazolën e largimit të 24-vjecarit.
Shtuar më 14/01/2016, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori