Atletico Madrid, 30 milionë për një kampion bote
Pëlqej
Mbetet ende i hapur aksi mes Chelsea-t dhe Atletico Madrid: pasi shitën Diego Costa dhe Filipe Luis te "Blutë" e Londrës, "Los Colchoneros" shpresojnë të marrin prej andej gjermanin kampion bote Andre Schurrle.

Sipas gazetës madrilene "AS", ekipi i trajnuar nga Diego Pablo Simeone është gati të prezantojë një ofertë prej 30 milionë eurosh për të bindur Jose Mourinhon të lerë të lirë ish futbollistin e Bayer Leverkusen, i cili më 13 Korrik u shpall kampion bote me kombëtaren gjermane. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori