Atletico Madrid 45 mln euro për Diego Costën
Atletico e Madridit ka tentuar ditët e fundit të bindë Chelsean të shesë sulmuesin e vet Diego Kosta, i kërkuar me çdo kusht nga trajneri Diego Simeone.

Për ish sulmuesin e vet Atletiko ka vënë në tavolinë plot 45 milionë euro, por përgjigja e Chelseat kanë qenë një “jo” e prerë.
Braziliano­spanjolli kaloi nga Atletiko te Chelsea në verën e vitit 2014 për 40 milionë euro, por pas suksesit në sezonin e parë, ka vuajtur këtë sezon dhe të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e tij në Londër.

Megjithatë, Chelsea nuk ka asnjë alternativë cilësore për të dhe nuk e pranon as idenë e shkëmbimit me sulmuesin Xhekson Martinez, i cili ka dështuar tek Atletico, edhe pse u ble me bujë verën e shkuar.
Shtuar më 31/01/2016, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori