Atletico Madrid: Cerci ose Shaqiri për sulmin
Pëlqej
Do të ketë edhe një lëvizje të fundit në merkaton e Atletico Madrid. Sipas asaj që shkruan "Mundo Deportivo", kampionët e Spanjës do të bëjnë edhe një goditje të fundit në repartin e sulmit. Dhe dëshirat e Diego Simeones lidhen me ato të disa klubeve italiane.

Emri i parë në listë është Alessio Cerci i Torinos, për të cilin interesohet edhe Milani. Presidenti i "Granada"-ve kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij.

Nëse nuk arrihet italiani atëherë alternativa tjetër është Xherdan Shaqiri, për të cilin interesohet edhe Juventusi. Shqiptari i Zvicrës, i blerë dy vjet më parë nga Bayern Munchen për 12 milionë euro, do të ishte lojtari ideal për skemat e Simeones.

Përveç Juventusit, për gjilanasin interesohen edhe Monaco dhe Valencia. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori