Atletico Madrid do Andre Schurrle-n
Pëlqej
Atletico Madrid në gjurmët e Andre Schurrle, mesfushori gjerman i Cheslea-t. Kampion Bote me kombëtaren e tij në Brazil, ish lojtari i Bayer Leverkusen mbërriti në "Stamford Bridge" sezonin e shkuar për shumën e 22,5 milionë eurove.

Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", Schurrle ndjehet mirë në Londër, por konkurrenca te "Blutë" është e madhe dhe kampionët e Spanjës po punojnë për ta bindur që ti bashkohet skuadrës së Diego Simeones.

Por edhe Jose Mourinho është duke pritur konfirmimin e gjermanit. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori