Atletico Madrid fiton me një "Poker" përballë Alaves (VIDEO)
Atletico Madrid ka hedhur menjëherë pas shpine atë disfatë të pësuar në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Athletic Bilbao, pasi ka mundur në transfertë mbrëmjen e të shtunës skuadrën e Alaves me rezultatin e thellë 0-4.

Pokeri i golave të "Rojiblancos", të realizuar nga Saul, Diego Costa, Morata dhe Thomas i kanë faturuar disfatën e parë skuadrës së Alaves, e pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Simeone ka kaluar në avantazh që në minutën e 5’ me Saul, që i ka hapur rrugën triumfit të Atletico Madrid, të përforcuar me golin fantastik të Diego Costas në të 11’, të pasuar nga ai i Moratas në të 59’ dhe mbyllur me golin e Thomas në të 85', ndërkohë që Girezmann është ndalur nga shtylla në të 70’.

Pas kësaj fitore, skuadra e Atletico Madrid vijon të jetë gjurmuesja më e afërt e Barcelonës, edhe pse me plot 10 pikë distancë nga katalanasit që udhëheqin klasifikimin e La Liga.

Nga ana tjetër, Alaves ka vënë seriozisht në diskutim vendin e pestë, pasi ndjen kërcënimin e Sevilla në vend të gjashtë me vetëm 1 pikë diferencë por me këtë të fundit që ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicion. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2019, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori