Atletico Madrid, goleadë kampionësh (VIDEO)
Pëlqej
Atletico Madrid u përgjigjet me të njëjtën monedhë Barcelonës dhe Real Madrid. "Los Colchoneros" shkatërruan 4-0 Sevillan, u ngjitën në kuotën e 14 pikëve dhe për të paktën një ditë do të jenë të vetëm në vendin e dytë të klasifikimit në pritje të asaj se çfarë do të bëjë Valencia në transfertën baske përballë Real Sociedadit.

Në "Vicente Calderon" binte në sy rikthimi në stol i Simeones me trajnerin e Atleticos që pasi e kishte shlyer dënimin e marrë nga federata spanjolle e futbollit mund të udhëzonte të tijët nga pankina.

Vetëm 19 minuta iu deshën bardhekuqëve për të kaluar në avantazh. Koke me një goditje të bukur nga hyrja e zonës e ndali topin në fundin e rrjetës. 3 minuta përpara fundit të pjesës së parë Atletico kapitulloi Sevillian. Talenti Saul Niguez shfrytëzoi një krosim të Mirandës dhe me kokë mposhti për herë të dytë portierin Beto në këtë sfidë. Ky ishte edhe goli i parë i 19-vjeçarit me fanellën e "Los Colchoneros".

Për të futur në kasafortë fitoren e vendasve në këtë sfidë mendoi Raul Garcia i cili 7 minuta përpara fundit, kthehu në gol një 11-metërsh për ta cuar rezultatin në 3-0. Pak sekonda përpara fundit kishte vend edhe për rrjetën e parë të Raul Jimenez me Atleticon. Sulmuesi meksikan i ardhur këtë verë te madrilenët gjuajti saktë me kokë duke fiksuar shifrat përfundimtare në 4-0.

Në "Vincente Calderon" u regjistrua edhe humbja e parë e Sevillas në këtë sezon me skuadrën e Unay Emery që pas kësaj ndeshjeje u parakalua në renditje nga kampionët e Spanjës. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori