Atletico Madrid insiston për një sulmues
Sulmi i Atletico Madrid nuk po prodhon gola dhe Diego Simeone i ka kërkuar drejtuesve t’i sjellin një goleador në janar. Rodrigo i Valencias dhe Edinson Cavani janë ndër dy dëshirat kryesore, por ardhja e tyre te “Colchoneros” është e vështirë.

Në një situatë të tillë, drejtori sportiv i klubit spanjoll, Andrea Berta ka hedhur sytë nga Serie A. Emrat që pëlqehen janë Krzysztof Piatek dhe Andrea Belotti sipas raportimeve të AS. Milan nuk dëshiron të heq dorë përfundimisht nga polaku, i cili mund të huazohet tek Atletico Madrid.

Trajnerit argjentinas i pëlqen shumë edhe Belotti. Atletico ka gati 35 milionë euro për kartonin e bomberit të Torinos, por transferimi i tij në mes të sezonit nuk do të jetë aspak diçka e thjeshtë.
Shtuar më 03/12/2019, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori