Atletico Madrid interesohet per sherbimet e Eboue
Albeu.com
Klubi spanjoll Atletico Madrid raportohet se dëshiron të transferojë mesfushorin e Arsenalit, Emmanuel Eboue, sipas mundësive në muajin janar. Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë është lidhur me Atletico Madridin edhe ...... gjatë kësaj vere, por klubi spanjoll nuk dëshironte të paguajë shumën e kërkuar nga topçinjtë, që arrin vlerën e 9 milionë funteve.

Por tash duket se spanjollët dëshirojnë të ngritin ofertën e tyre, pas fillimit të dobët të sezonit në La Liga. Menaxheri Abel Resino është i etur të transferojë Eboue për t’i dhënë një stimulim ekipit të tij, por vetëm nëse edhe 26 vjeçari do të pajtohet të qëndrojë në linjën e pagave të këtij klubi.
Shtuar më 16/10/2009, ora 15:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori