Atletico Madrid kërkon Granit Xhakën
Pas paraqitjeve shumë të mira me Borussia Munchengladbah gjatë këtij sezoni Granit Xhaka zgjon interesimin e disa prej klubeve më me emër në Europë.

Sipas asaj që shkruan sot zviceranja "Blick", të fundit në rradhë janë kampionët në fuqi të Spanjës, Atletico Madrid.

Trajneri Diego Simeone e sheh Xhakën si të rëndësishëm për mesfushën e tij, prandaj "Los Colchoneros" pritet që së shpejti të bëjnë edhe ofertën zyrtare.

22-vjeçari Xhaka ka një kontratë me klubin e Bundesligës që skadon në vitin 2019 dhe për ta lënë të lirë Munchengladbah nuk pranon më pak se 20 milionë euro.

Për Granitin ka shfaqur interes edhe Bayern Munchen. /albeu.com/


Shtuar më 08/04/2015, ora 11:45
bravo xhaka
e Enjte 9 Prill 2015, Ora 00:13
kam qejf me te pa te chelsea
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori