Atletico Madrid merr vendimin final mbi padinë saj ndaj Barcelonës për Griezmann
Largimi i Antoine Griezmann për te Barcelona, ka qenë mjaft i diskutueshëm.

Atletico Madrid akuzonte ish-lojtarin e saj dhe kampionen e spanjës se kishin negociuar në mënyrë të fshehtë midis tyre që në mars.

Klubi madrilen kishte paraqitur një padi për skuadrën katalanasve, ku i kërkonte 200 milion euro, klauzolë që kishte lojtari në qoftë se klubet dëshironin të blinin.

Griezmann u trensferua nga "loscolchoneros" tek barca për shifrën e 120 milion eurove por Atletico kërkonte dhe 80 milion të tjera.

Por sipas asaj që raporton “Sport” klubi madrilen e ka tërhequr ankesën e saj shumë shpejt, duke qenë e vetëdijshme se kishte pak mundësi që kjo të rezultonte në një sanksion për skuadrën e Barcelonës.

Pra dosja Griezmann tashmë është mbyllur përfundimisht.
Shtuar më 19/08/2019, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori