Atletico Madrid, ofertë zyrtare për Shaqirin
Pëlqej
Atletico Madrid i ka bërë një ofertë zyrtare Bayern Munchen për shqiptarin Xherdan Shaqirin. Sipas portalit italian "calciomercato.com", kampionët e Spanjës kërkojnë me ngulm edhe një tjetër futbollist për të përforcuar skuadrën dhe kanë zgjedhur kosovarin që mund të luajë në të dy krahët e sulmit. Shuma e ofruar për klubin gjerman nuk bëhet e ditur.

Pep Guardiola nuk do e kishte problem të privohej nga shërbimet e Shaqirit, por edhe Juventusi e kërkon sulmuesin dhe vetë lojtari duket se ka dëshirë të vazhdojë karrierën në Itali.

Nëse nuk arrijnë të blejnë Shaqirin, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Spanjës do të mundohen të blejnë Lavezzin ose Cercin. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori