Atletico Madrid, Simeone: Një ditë kthehem në Itali
Pëlqej
Tekniku argjentinas i Atletico Madrid Diego Pablo Simeone ka dhënë një intervistë të gjatë për "La Gazzetta dello Sport" ku ka folur për La Ligan, ndeshjen play-off mes Athletic Bilbao dhe Napolit si dhe për një rikthim të mundshëm në Serie A.

LA LIGA - "Mua nuk më pëlqen të gënjej njerëzit: nuk mund të garojmë me Real Madridin dhe Barcelonën. Objektivi është vendi i tretë. Jemi një skuadër e re".

ATHLETIC-NAPOLI - "Do jetë e vështirë në San Mames. Forca e njerëzve dhe stadiumi janë faktorë që duhen marrë në konsideratë. Napoli favorit? Çfarë thoni! La Liga është e një niveli të lartë, superiore ndaj Serie A. Dhe Athletic sezoni e shkuar bëri 70 pikë, nuk është e lehtë".

SERIE A - "Gjermania, Anglia dhe mbi të gjitha Spanja kanë ruajtur një kreativitet superior. Shpresojmë që Italia të rekuperojë vendin e saj pasi futbolli ka nevojë. Riktheksoj dashurinë time për Italinë, kam kujtime të bukura dhe do të më pëlqente të kthehesha një ditë. Gjatë kohës kur drejtoja Catanian futbolli ishte shumë pranë falimentimit. Receta është krijueshmëria dhe kurajoja". /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori