Atletico Madridi në garë për yllin e Milanit
Hakan Calhanoglu po kërkon 7 milionë euro në sezon përkundër 3.5 milionë euro që po ia ofron Milani për të rinovuar.

Nuk duket se ka shumë ndodhi pozitive sa i përket bisedimeve me skuadrën e Milanit dhe agjentit të futbollistit Gordon Stipic dhe presioni po rritet për Milanin pasi futbollistit i skadon kontrata në qershor të 2021.

Siç raporton e përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, Atletico Madrid dhe Manchester United janë dy nga skuadrat që kanë shfaqur interesim të madh për të siguruar shërbimet e mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu.

Tashmë skuadra nga Madridi e ka mundësinë më të mirë për të siguruar shërbimet e turkut pasi ai kërkon një pagë prej 7 milionë eurosh, shifër kjo që spanjollet mund t’ia ofrojnë në La Liga.

Calhanoglu ka gjetur vetën këtë sezon, sidomos pas ardhjes në krye të skuadrës të Stefano Piolit.
Shtuar më 16/11/2020, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori