Atletico Madridi projekton zëvendësuesin e Diego Simeones
Atletico Madridi po mendon për zëvendësuesin e Diego Simeones.

E përditshmja angleze, ‘Mirror’, ka zbuluar planet e skuadrës së Atletico Madrid, lidhur me stolin e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Trajneri Diego Simeone po lidhet me një kalim të mundshëm te Paris Saint Germain, dhe në rast se një lëvizje e tillë finalizohet, Atletico duket se ka gati planin.

Trajneri i Wolverhampton, Nuno Espirito Santo është në listën e ngushtë për ta zëvendësuar trajnerin argjentinas.

rast se Simeone largohet drejt Ligue 1, atëherë synimi i parë i Atleti do të jetë trajneri portugez, i cili drejton skuadrën nga ‘Molineux’.

Mbetet të shihet nëse fillimisht PSG do t’ia arrijë të sigurojë shërbimet e trajnerit Simeone.
Shtuar më 01/03/2020, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori