Atletico në krizë, lojtarët i blejnë biletat tifozëve
Atletico Madridi është duke kaluar një periudhë të vështirë, ndoshta më të vështirin nga periudha kur drejtimin e klubit e ka marrë, Diego Simeone.

"Los Colchoneros" u eliminuan nga Kupa e Mbretit, ndërsa edhe në kampionat është shumë larg kreut e jashtë luftës për titull.

Për të shpërblyer disi tifozët që vazhdojnë e mbështetin ekipin, edhe pse në një situatë të vështirë, futbollistët e Atleticos kanë menduar që të ndërmarrin një nismë të veçantë. Për të gjithë ata që do të udhëtojnë më datë 14 shkurt drejt Valencias, për sfidën që luan Atletico atje, hyrja në stadium do të jetë falas.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se të 508 biletat që janë nxjerrë në shitje nga klubi për këtë transfertë, do të rimbursohen nga vetë futbollistët e Atleticos. Edhe pse bëhet fjalë për një shifër modeste, pasi biletat kushtojnë 40 euro copa, lojtarët kanë dashur në këtë mënyrë që të falënderojnë tifozerinë që po i qëndron afër edhe pse rezultatet në fushën e lojës nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.
Shtuar më 08/02/2020, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori