Atletico nuk dorëzohet për Griezmann, i ofron 25 milionë euro në vit
Pëlqej
Atletico Madrid i ka ofruar pagë prej 25 milionë euro Antoine Griezman – që është 10 milionë euro më shumë se ajo që ja ka ofruar Barcelona.

Barcelona është e sigurt që do ta marrin sulmuesin dhe janë duke punuar shumë në këtë aspekt. Por, derisa ka një heshtje nga Griezmann ata kanë filluar të bëhen nervoz sepse e njëjta situatë ishte edhe verën e kaluar, kur ata besuan se do ta merrnin Marco Varrattin nga PSG por ai qëndroi në Francë.

Barcelona mësohet se i ka ofruar Griezmannit rreth 15 milionë euro në sezon, por Atletico Madrid ka bërë një përpjekje të madhe për ta ruajtur lojtarin më të rëndësishëm të tyre, duke i ofruar një pagë të lartë, më të lartën në histori të këtij klubi.

Mediat spanjolle kanë raportuar se gjatë javës Griezmann do të vendos a do të rri, apo do të shkojë në Barcelonë pas sjelljes se fundit të tifozëve të Rojiblancos ndaj tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori