Atletico nuk gabon, vetëm 2 pikë larg Barcelonës
Atletico Madridi ka arkëtuar pikë të plota në derbin lokal kundër Getafes që u zhvillua në Coliseum Alfonso Perez.
Golin e vetëm në ndeshje, kampioni i La Ligas e shënoi pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Pas një harkimi nga këndi dhe mbrojtjes së portierit vendas, me ndihmën e Arda Turan topi shkoi te Mario Mandzukic, i cili shënoi nga afërsia (40’).

Në pjesën e dytë, vendasit nuk mund të bënin asgjë, pasi nga minuta e 56-të luajtën me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të Alexis me karton të kuq.

Kjo fitore e pozicionon Atletico Madridin në vend të pestë në tabelë me pikë të barabarta me Valencian që gjendet në vend të katërt.

Real Madridi është një pikë larg, kurse lideri Barcelona ka vetëm dy pikë më shumë se kampioni në fuqi.

Shtuar më 27/10/2014, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori