Atletico piketon 3 emra për të zëvendësuar të larguarin Griezmann
Antoine Griezmann nuk do të jetë më pjesë e "Los Colchoneros", kështu që Ateltico Madridi ka nisur nga puna, duke përpiluar një listë me kandidatë potencialë që do të mbushnin boshllëkun e madh që krijon largimi i sulmuesit francez, një prej aseteve më të çmuara të kësaj organike.

Paulo Dybala është një prej emrave që nis të lakohet në klubin spanjoll. Me kalimin e portugezit Cristiano Ronaldo tek Juventusi, sulmuesi argjentinas ka kaluar në plan të dytë për trajnerin Allegri, duke humbur edhe minutazhin në fushën e blertë. Dybala numëron këtë sezon vetëm 10 gola, 5 prej të cilëve në Champions. Sidoqoftë, Dybala mbetet një prej sulmuesve të talentuar, që vlerësohet 100 milionë euro.

SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTE Download WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Antoine Griezmann nuk do të jetë më pjesë e “Los Colchoneros”, kështu që Ateltico Madridi ka nisur nga puna, duke përpiluar një listë me kandidatë potencialë që do të mbushnin boshllëkun e madh që krijon largimi i sulmuesit francez, një prej aseteve më të çmuara të kësaj organike.

Paulo Dybala është një prej emrave që nis të lakohet në klubin spanjoll. Me kalimin e portugezit Cristiano Ronaldo tek Juventusi, sulmuesi argjentinas ka kaluar në plan të dytë për trajnerin Allegri, duke humbur edhe minutazhin në fushën e blertë. Dybala numëron këtë sezon vetëm 10 gola, 5 prej të cilëve në Champions. Sidoqoftë, Dybala mbetet një prej sulmuesve të talentuar, që vlerësohet 100 milionë euro.SS/

Një tjetër emër i madh që lidhet me klubin madrilen është uruguaiani Edinson Cavani, por bllokada e PSG-së dhe paga e lartë e lojtarit janë bërë pengesë. Tashmë që “Los Colchoneros” do të lirohen nga paga e larë e Griezmann, mund edhe të bëjnë hapa para drejt një transferimit të Cavanit, pavarësisht moshës së tij (32- vjeç).

Mauro Icardi gjithashtu ka qenë një objektiv merkatoje për Atléticon. Ish-kapiteni i Interit aludohet që në fundin e sezonit t’u japë lamtumirën zikaltërve, edhe pse mbetet një prej goleadorëve që bën diferencën. 16 janë golat e tij në 35 ndeshjet e këtij sezoni plot ulje-ngritje. Vlera e tij arrin në 90 milionë euro, por me cilësitë që zotëron ky lojtar, shifra është tërësisht e justifikuar.
Shtuar më 15/05/2019, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori