Atletico-Real, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

ATLETICO MADRID
Kaluan një javë dhe ja ku jemi sërish: Atletico Madrid-Real Madrid, derbi i kryeqytetit spanjoll që do të na njohë edhe me finalistin e parë të Copa del Rey. Pas ndeshjes së parë në "Santiago Bernabeu", ku "Los Blancos" fituan pastër 3-0, gjithçka duket e përfunduar, por nëse pyet "Los Colchoneros" për ta çdo gjë është e mundur.

Në "Vincente Calderon" priten të jenë rreth 50 mijë tifozë në kërkim të "remuntada"-s së madhe.


Real Madrid ka sulmin më të mirë në La Liga me 65 gola të shënuar, ndërsa Atletico Madrid ka mbrojtjen më të mirë me 16 gola të pësuar në 23 javë kampionat.

Që të dy ekipet kanë 57 pikë në rënditje, por Barcelona dhe Real Madrid janë përpara për shkak të golavarazhit.

Ndeshja starton në ora 21.00. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori