Atleticos nuk i ndel inati, përgatit dosje për të paditur Ronaldon
Tek Atletico e Madridit janë të rebeluar për sjelljen e Kristiano Ronaldos pas ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve në Torino. Sulmuesi portugez, heroi i përmbysjes së rezultatit me tre gola, u kthye nga tifozët e Atletikos së Madridit dhe po tregonte organet gjenitale, ashtu siç bëri Simeone në ndeshjen e parë.


Trajneri i Atletikos u gjobit me 20 mijë euro për këtë gjest të pahijshëm, por Ronaldo rrezikon pezullimin. Simeone shpëtoi dhe nuk u pezullua nga UEFA sepse u kthye nga tifozët e tij teksa bënte atë gjest, ndërsa Kristiano Ronaldo kishte përballë tifozërinë rivale. Nuk ka asnjë justifikim për veprimin, edhe pse sulmuesi i Juventusit ishte në ekstazë për fitoren madhështore dhe tre golat e shënuar në portën e Atletikos. Nuk përfundon me kaq, sepse Kristiano i ka quajtur tifozët e Atletikos “bij kur…”, teksa po festonte golin e tretë.

Për këtë ofendim dhe gjestin që bëri mbrëmjen e 12 marsit, drejtuesit e Atletikos po mendojnë të ngrenë një padi në UEFA për ta pezulluar futbollistin e Juventusit për ndeshjet e ardhshme në Champions. Nëse do të nisë një hetim, Kristiano sigurisht që do të gjobitet ose rrezikon përjashtimin për një deri në tri ndeshje. Gjithçka do të interpretohet në zyrat e Komisionit të Disiplinës në UEFA.
Shtuar më 16/03/2019, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori