Atletiko nuk dëshiron ta humbasë Oblakun, i ofron rinovimin
Pëlqej
Atletico Madrid nuk dëshiron të humbasë Jan Oblak. Sipas “AS”, “Los Colochoneros” dhe portieri do të zyrtarizojnw në fund të këtij sezoni rinovimin e marrëveshjes mes tyre. Po sipas gazetës spanjolle, palët, për momentin, kanë gjetur vetëm akordin paraprak mes tyre për vazhdimin e bashkëpunimit.

Gjithashtu, klauzola në kontratën e re të portierit, mësohet se do të jetë 200 milionë Euro. Oblak iu bashkua Atleticos së Madridit në verë të 2014-ës, pasi “Los Colchoneros” humbën Courtois, i cili u rikthye te Chelsea pas huazimit disavjecar në La Liga.

Për portierin slloven drejtuesit e Atleticos shpenzuan 16 milionë euro, shuma më e madhe e paguar për një portier në La Liga. /Albeu.com/
Shtuar më 15/11/2017, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori