Atmosferë fantastike, Partizani ngre lart trofeun e kampionit
U mbajt në "Selman Stërmasi", ceremonia e titullit kampion. Presidenti i FSHF-së Armand Duka se bashku me sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku, i dhuruan medaljet lojtarëve dhe drejtuesve të Partizanit.

Një atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit, ndërkohë që festa do të zhvendoset në sheshin "Nënë Tereza" ku është planifikuar një koncert madhështor me shumë të ftuar specialë.

Trofeu u ngrit lart nga kapiteni i skuadrës Alban Hoxha.
Shtuar më 26/05/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori