Aubamayang transformon Ferrarin e tij super luksoz (VIDEO)
Pierre Emerikue Aubamayang njihet si një adhurues i çmendur i makinave si dhe një koleksionist i tyre.

Së fundmi sulmuesi i Arsenal-it ka ri dizajnuar Ferrarin e tij super të veçantë. Kjo lloj makine që ka lojtari është e prodhuar në vetëm 500 copë.

Ai i ka shtuar makinës së tij gjëra të shumta ekstra dhe ngjyra e punuar është sipas dëshirës së 30-vjeçarit.

Këtë javë Auba u pa në rrugët e Londrës duke shëtitur me Ferrarin e ri që sipas mediave britanike kushton rreth 3 milionë funte.
Shtuar më 28/09/2019, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori