Aubameyang akoma më pranë rinovimit me Arsenalin
Arsenali raportohet se është afër për të rënë dakord për një marrëveshje të re tre-vjeçare me kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas Telegraph, transmeton lajmi.net, kontrata që Arsenali i ka ofruar Aubameyang do të zgjasë deri në vitin 2023, e cila do të mbulojë vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe do ta zgjasë atë edhe për dy vjet të tjera.

Raporti thotë se Arsenali po harton propozimin përfundimtar të kontratës pas bisedimeve pozitive gjatë së cilës u bënë premtime verbale.

Nga marrëveshja e re Aubameyang pritet të përfitojë 250 mijë funte në javë, ku do të përfshihen edhe bonuse të tjera.

Sulmuesi gabonez ndihmoi së fundmi Topçinjtë për fitimin e trofeut të Kupës FA, duke shënuar të dy golat.
Shtuar më 06/08/2020, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori