Aubameyang e donte kalimin te Milani, por Dortmundi e ndaloi
Pëlqej
Pierre Emerick Aubameyang ka dashur me çdo kusht transferimin e tij te Milani.

Në fakt do të ishte një rikthim në Milan për sulmuesin nga Gaboni që luajti vite më parë për ‘Rossonerët’.

Ka qenë drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli që ka konfirmuar se Aubameyang ka dëshiruar rikthimin në Milan.

Por sipas dirigjentit të transferimeve të Milanit, ka qenë klubi gjerman Borussia Dortmund që ia ka mohuar transferimin sulmuesit afrikan në Serie A.

Aubameyang është një lojtar i madh dhe ne donim transferimin e tij”.

“Ishte e pamundur ta merrnim pasi Dortmund nuk deshi ta shiste atë”, deklaroi Mirabelli. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori