Aubameyang vendos për të ardhmen
Pierre Emerick Aubameyang nuk ka ndërmend të shkojë te Arsenali. Së fundmi, në media u fol shumë për një ofertë prej 45 milionë paundësh të “Topçinjve“ për sulmuesin e Borussia Dortmund, që duket se nuk e ka tunduar aspak futbollistin, i cili ka deklaruar se nuk është aspak i interesuar për një transferim te skuadra londineze.

Ai fituar edhe Topin e Artë në Afrikë si futbollisti më i mirë i këtij kontinenti, pasi mposhti Yaya ToureManchester City.

“Fitimi i këtij trofeu është një moment krenarie, pasi arrita të mund kandidatura si ato të Toure apo Ayew, të cilët i admiroj. Megjithatë, unë duhet të punoj ende. Dua të jem këtu edhe vitin tjetër, pasi i kam cilësitë dhe për këtë duhet të vijoj me punën dhe sakrifiicat e mia“, tha lojtari nga Gaboni.
Shtuar më 08/01/2016, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori