Aubameyang kundër Wengerit: Kishim nevojë për një fillim të ri
Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se Arsenali kishte ndalur në fund me udhëheqjen e Arsene Wenger, derisa të gjithë tani në klub janë duke e kërkuar një fillim të ri nën drejtim e Unai Emery.

“Mendojë, në fakt kemi të gjithë ndjenja të përziera, në njërën anë, është paksa e çuditshme për të gjithë tifozët që trajneri është larguar”, tha fillimisht sulmuesi gabonez.

“Por definitivisht kishim nevojë për një fillim të ri. Nga sezonët e kaluara – ju duhet ta thoni të vërtetën – klubi kishte ndalur dhe mendojë që të gjithë janë pak a shumë të kënaqur për të parë se çfarë do të ndodh sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai për Radio RMC. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori