Aubameyang mesazhe dashurie për Milan
Pierre-Emerick Aubameyang i lëshon mesazhe dashurie Milanit. Sulmuesi i Saint Etienne, siç raporton "talkSPORT", ka dekalruar: "Kur lashë Milanin kam thënë se një ditë mund të kisha dëshirën që të rikthehesha, dhe sot mund të konfirmoj se është kështu. Do të isha i lumtur nëse do të bëhesha sërish një futbollist kuqezi, por nuk e di nëse është një ide e realizueshme".

Pavarësisht fjalëve të sulmuesit, Milan deri tani nuk e ka menduar diçka të tillë dhe Bayer Leverkusen duket skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

Pierre-Emerick Aubameyang e mbylli këtë sezon në Ligue I me 19 gola të shënuar, i dyti pas Zlatan Ibrahimoviç. /albeu.com/


Shtuar më 03/06/2013, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori