Çështjet
personale do ta lenë jashtë skuadrës së Arsenalit përsëri
sulmuesin Pierre-Emerick Aubamyeang.
Arsenal do të përballen ndaj
Southampton në ndeshjen për javën e 20-të në Premierligë, ku Mikel
Arteta do të jetë pa
sulmuesin kryesor Aubameyangun.
31 vjeçari do të mungojë përsëri për çështje
personale për Arsenalin, ai nuk ishte i pranishëm edhe në eliminimin e
Arsenali nga FA Cup pikërisht kundër
Southampton.
Në faqen e internetit të Arsenal thuhet se ai do të mungojë për shkak të "arsyeve
personale familjare", me Dani Ceballos dhe Pablo Mari gjithashtu të vendosur të humbin ndeshjen.
Mbi rikthimin e tij, menaxheri
Arteta tha: "Unë nuk e di. Ai duhet ta adresojë atë çështje, ne do të shohim më pas."
Arsenali, me një fitore eventuale do të ngritej në pozitën e tetë, me 30 pikë./
Shtuar më 26/01/2021,
ora 19:15